Meta: Të japim mesazhin e fortë që të rinjtë të mos e kenë më mendjen për t’u larguar nga Shqipëria

Shqipëria

Meta: Të japim mesazhin e fortë që të rinjtë të mos e kenë më mendjen për t’u larguar nga Shqipëria

Më: 4 mars 2023 Në ora: 17:39
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se 14 maji do të jetë një ditë e demokracisë dhe e triumfit të shpresës mbi frikën.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video të një pjesë të fjalës së tij gjatë një takimi.

Meta i kërkon qytetarëve që ta kthejnë 14 majin në një referendum për të ndëshkuar monizmin dhe për të dhënë mesazhin që të rinjtë të mos e kenë më mendjen për t’u larguar nga vendi.

“Vota e 14 majit është një votë për liri, për demokraci dhe për t’i dhënë fund monizmit. Ndaj ta kthejmë 14 majin në një referendum për të ndëshkuar këto vite monizmi absolut të një pushteti të paligjshëm që ka braktisur qytetarët”, thotë Meta në videon krahas postimit.

Reagimi i Metës:

Le të jetë 14 Maji një ditë e demokracisë dhe e triumfit të shpresës mbi frikën, të së ardhmes mbi të shkuarën.

Dhe mbi të gjitha le të jetë 14 Maji mesazhi më i fortë, që të rinjtë dhe të rejat tona të mos e kenë më mendjen për t’u larguar nga Vau i Dejës, nga Shkodra dhe nga e gjithë Shqipëria.

Le t’i japim mbështetjen më të madhe ëndrrave dhe të ardhmes së tyre! ✌️🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat