Regjistrimi i partive të mëdha/ Tensione në mbledhjen e KQZ-së

Shqipëria

Regjistrimi i partive të mëdha/ Tensione në mbledhjen e KQZ-së

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:13
KQZ

Mbledhja e KQZ-së ka nisur me tensione këtë të enjte, ndërsa pritet të regjistrohen partitë e mëdha.

Të gjithë përfaqësuesit ligjorë të partive që regjistrohen sot janë të pranishëm.

PD e Alibeajt përfaqësohet nga Indrit Sefa, PD e Berishës nga Ledio Nurja dhe PL nga Altin Kaziaj.

Kur Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u dha fjalën përfaqësuesve  i citoi si përfaqësues të Bashës dhe të Berishës.

Pas kësaj Indrit Sefa i tha: Më cito korrekt jam përfaqësues i PD, më cito drejt.

Celibashi tha se në fund të kësaj dëgjese do të vendoset se kush ka tager të përfaqësojë PD-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat