Servisi në Vorë përfshihet nga flakët, digjet pjesërisht një kamion! Detajet e para

Shqipëria

Servisi në Vorë përfshihet nga flakët, digjet pjesërisht një kamion! Detajet e para

Më: 10 mars 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Një servis makinash është përfshirë nga flakët sot pasdite në zonën e Vorës.

Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht pjesa e përparme e një kamioni. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga informacionet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat