Masakra, ish-shefi i RENEA-s: Krimi u krye brenda gjysmë ore, një punonjëse policie që jetonte pranë vendit të ngjarjes

Shqipëria

Masakra, ish-shefi i RENEA-s: Krimi u krye brenda gjysmë ore, një punonjëse policie që jetonte pranë vendit të ngjarjes

Më: 14 mars 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Ish-shefi i RENEA-s, Erzen Breçani ka deklaruar se atentati me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Don Bosko është kryer për vetëm gjysmë ore.

Breçani tha në “Opinion” se automjeti i atentatorëve ka kaluar nga Ura e Kasharit në orën 20:20 të mbrëmjes, dhe fiks pas 30 minutash ka dalë nga Tirana.

Erzen Breçani: Në dijeninë time, komplet skema e vrasjes ka filluar nga Ura e Kasharit ose mbikalimi i Kasharit. Automjeti ka kaluar në orën 8 e 20 fiks.

Është e saktë që në orën 8 e 20 minuta ka kaluar Qafën e Kasharit dhe brenda gjysmë ore ka kryer krimin dhe po tek Qafa e Kasharit ka kaluar. 

Fiks për një gjysmë ore ka dalë nga Tirana. Në momentin që ka dëgjuar krismat e para, një punonjëse policie me banesë diku aty afër ka njoftuar sallën operative, por kushtet e errësirës nuk kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit për të ja dhënë sallës operative e më pas për të bërë bllokimin e rrugëve./tvklan.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat