“Anëtarët e PD e kanë këtu selinë”, Berisha me tone të forta: Alibasha nuk është votuar kurrë. Rama ka kontaktuar vrasës me pagesë, por do dështojë

Shqipëria

“Anëtarët e PD e kanë këtu selinë”, Berisha me tone të forta: Alibasha nuk është votuar kurrë. Rama ka kontaktuar vrasës me pagesë, por do dështojë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:05
Sali Berisha

“Anëtarët e PD-së e kanë këtu selinë dhe PD ka vetëm një dhe vetëm një”. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në komunikimin e përjavshëm me gazetarët duke folur për deklaratën e Enkelejd Alibeaj për një seli tjetër të PD.

Berisha tha se ata që mendojnë ndryshe janë të intoksikuar ose të detyruar nga propaganda e Edi Ramës.

“Të diskutosh për një njeri që nuk është votuar kurrë, çdo njeri që ia lejon vetes këtë bëhet komplis dhe e bën për qëllime të caktuara. Ai ka dhënë dorëheqjen, dy-tre ditë para lëshon autorizim si me qenë kryetar. Janë pengje që zbatojnë vetëm urdhrat e Edi Ramës. Ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg”, tha Berisha.

Sa i përket deklaratave të Gazment Bardhit për kandidatët e Primareve për të kandiduar në siglën e PD, Berisha tha se ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD-së si pengje të Edi Ramës me plaçkë të marrë nëpërmjet Edi Ramës ata tregojnë mjerimin e tyre, mjerim të thellë.

“PD nuk mposhtet kurrë nga Edi Rama. Edi Rama ka dështuar dhe do të dështojë në çdo përpjekje dhe të jesh i bindur që do paguajë çmimin. Nga 2017 gjer sot ai për të asgjësuar PD-në, për ta shndërruar në fasadë opozitë, ka kryer aktet më kriminale. Ka kontaktuar vrasës me pagesë, ka paguar kompani me 370 mijë dollarë vetëm për të përgatitur dosjen falso të Sali Berishës që iu ka ngelur në dorë.

Edi Rama së fundi me dy pengje u shërbye dhe u thotë demokratëve se këta janë opozita, Basha-brava, brava-basha, por ato shqiptarët i hedhin poshtë me neveri, me përçmim. Nuk ka figura më të shpifura sot që i lejojnë vetes një lojë të tillë. Njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me demokratët. Njerëz që kanë vetëm interesa të tyre personale sepse janë të implikuar në krime. Siç është faktuar Lulzim brava do ketë faktime të tjera. Krimi nuk do mund ta mposhtë këtë parti”, u shpreh Berisha.

Ai foli dhe për fondet e fushatës, duke akuzuar Bashën dhe Alibeajn se marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Alibasha dhe alibrava janë sot shpërdoruesit më kryesorë të fondeve publike në historinë e këtij vendi. Ata ndonëse përfaqësojnë vetëm interesat e tyre kriminale, kanë marrë të gjitha fondet që i takojnë PD-së dhe i kanë bërë, i kanë shtruar çfarë kanë dashur vetë. Ato fonde i takojnë taksapaguesit shqiptar, i japin për ata që përfaqësojnë dhe jo për përfaqësuesit e Edi Ramës dhe veglat e tij.

Paratë Edi Rama ua ka dhënë vetëm pengjeve të veta.

Kandidatët e bazojnë fushatën te besimi i qytetarëve. Natyrisht do ketë dhe donacione me mekanizma tërësisht transparente. Nuk ka asnjë qindarkë, që të gjitha i merr Basha-brava, brava-basha, nga dita e instituimit të parlamentit deri sot. Janë ata që i marrin paratë që paguajnë taksapaguesit shqiptarë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat