Veliaj uron për Festën e Sulltan Nevruzit: Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj

Shqipëria

Veliaj uron për Festën e Sulltan Nevruzit: Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:58
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uron gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit.

E cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian! Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj!”.

Besimtarët bektashianë festojnë këtë të mërkurë festën e Sulltan Nevruzit, si një ritual që përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut dhe simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës në hyrje të stinës së pranverës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat