Rama paralajmëron sipërmarrësit, shigjeton dhe gjykatësit: Kanë filluar mendojnë se mund të bëjnë pushtetin ekzekutiv

Shqipëria

Rama paralajmëron sipërmarrësit, shigjeton dhe gjykatësit: Kanë filluar mendojnë se mund të bëjnë pushtetin ekzekutiv

Më: 4 prill 2023 Në ora: 10:59
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër rritje të pagës minimale në vend dhe tha se në fillim të vitit 2025, paga do të shkojë 45 mijë lekë.

“Paga në fund të mandatit do jetë 45 mijë lekë, që ta them që sot që mos thonë e bëri për zgjedhje, në fillim të vitit 2025 se përkojnë”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, Rama ka paralajmëruar sipërmarrësit që kanë ende paga minimale për punonjësit e tyre, nuk do të marrin më leje ndërtimi dhe tendera, nëse nuk zbatojnë ligjin për pagat.

“Po pregatisim dhe parashikimet ligjore, kompani ndërtimi që paguajnë punëtorët në majë të skelave me pagë minimale se ky nuk është më asgjë tjetër përvec shfrytëzim që shkon në dëm të punëtorit vendit e të ardhmes.

Disa sipërmarrës po e bëjnë si ai i zoti i gomarit që i ngordhi.
Një pjesë e mirë e sipërmarrësve e ka kuptuar se s’mund ta ketë më pagën e ulët instrument për përfitimet e veta.

Sot ka paga të larta në shumë kompani, nuk do marrin dot leje ndërtimi, asnjë tender, s’do nënkontraktohen dot, kompani që i kanë punëtorët e tyre të ndërtimit me paga minimale ose skllavëruese, ose të gënjeshtërta se një pjesë i paguajnë nën dorë duke u vjedhur punëtorëve të drejtën e shëndetit dhe pensionit, e për cfarë? për të fituar ata me shumë?

Po ku do i çojnë, se i kan ë fituar për 3-4 breza.

Ca do i thonë Shën Pjetrit kur të shkojnë ta takojnë?”.

Rama kishte dhe një paralajmërim për gjykatësit, për të cilët tha se tashmë mendojnë “se mund të bëjnë dhe pushtetin ekzekutiv”.

“Patjetër që do marrim masa, nuk po i hyj se si nganjëherë na dalin në mes të rrugës dhe disa gjykatës që përn arsye të mos arsyes kanë filluar të fillojnë të mendojnë se mund të bëjnë dhe pushtetin ekzekutiv, po kjo është temë tjetër me të cilën do merremi. Do bëjmë maksimmin dhe për punonjësit në sektorin privat, është një kohë që shumë re kanë nisur të shpërndahen”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama tha se “paratë nga ligji i ri i basteve sportive do financojnë drejtpërdrejt sportin, kulturën dhe teknologjinë për të rinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat