Zgjedhjet e 14 majit, shefja OSBE-ODIHR zbulon masat e ODHIR për zgjedhjet

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, shefja OSBE-ODIHR zbulon masat e ODHIR për zgjedhjet

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:57
Audrey Glover

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit  Audrey Glover, ditën e sotme ka mbajtur një konference për mediat.

Mes të tjerash ajo sqaroi se për të monitoruar garën e 14 majit, ODIHR do të ketë 324 vëzhgues.

“Do ti kushtojmë gjithashtu vëmendje edhe mjedisit të fushatës.

Gjithashtu do të kemi në fokus edhe rolin e medias në këtë fushatë. Nëse do të pengohet media për raportimin e zgjedhjeve vendore.

Siç e kemi thënë edhe më parë, zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ligji vetë, edhe zbatimi i ligjit varet nga vullneti. Ditën e konferencës për shtyp pra fiks pas zgjedhjeve do të  kemi një deklarate edhe me konkluzionet paraprake.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat