Paralajmërojnë banorët e Bërxullës: Nuk votojmë në 14 maj, s’ka zgjedhje!

Shqipëria

Paralajmërojnë banorët e Bërxullës: Nuk votojmë në 14 maj, s’ka zgjedhje!

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:34
Banori i Bërxullës

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, ku kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit nëse problemi i tyre nuk do marrë zgjidhje.

Një prej banorëve për mediat tha se qeveria duhet të marrë masa emergjente në lidhje me kërkesat e tyre dhe se protesta e tyre nuk do shuhet nëse drejtuesja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici nuk i jep certifikatën e pronësimit.

Sakaq tha se vendi drejtohet nga oligarkët dhe se kërkon t’i mashtrojë qytetarët vetëm në fushatë zgjedhore, ndërsa sicc tha dhe ai nuk i njeh kërkesat e banorëve të Bërxullës lidhur me pronësimin dhe projekti rezikon t’i shembë banesat e tyre.

“Jemi pa rrugë, pa ujë e drita të gjitha i kemi bërë vetë. Duan të na shohin të shtrirë për tokë, kryeministri si e ka të vështirë dhe Bici të vendosë punonjësit në punë dhe të na japë certefikimin. Kërkojnë të kalojnë mbi trupin tonë, ata duhet të na japin një zgjidhje. Ca ka bërë shteti në 7 muaj, nuk kishte mundësi që të shihte banesat që preken, ku do shkojnë këta banorë. Ata vetëm shohin, bëjnë fresk. Vijnë fushatë dhe rrit pagat, me mashtrimet jemi lodhur, nuk i duam ato lek. Lekët tona janë, ku i gjejnë ata. Ka shkuar çmimi i qepës me shumicë 150 lekë, është rritur çdo gjë, me ca jeton ky popull. Me 10 oligarkë drejtohet gjithë Shqipëria, ku do shkojmë ne dhe këtu ne paguajmë taksa pavarësisht se nuk kemi marrë certifikatën e pronës. Edhe taksa e ajrit na ka mbetur, i bëj thirrje në mënyrë urgjente të vijnë nuk do shuhet kjo protestë pa marrë zgjedhje. Na ka shkuar në palcë, flemë të friksuar. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, këto kërkojmë ne në 7 muaj. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kjo protestë nuk do shuhet, zonja Bici të marrë masa urgjente dhe të na japë gjithë dokumentacionin. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Naivitet dhe mospërfillje, por do të marrë të njëjtën përgjigje, nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat