Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit/ Gjenden 8 pistoleta, policia vijon hetimet

Shqipëria

Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit/ Gjenden 8 pistoleta, policia vijon hetimet

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë.  Furgoni ka qenë tip Mercedes Benz me targa KS 15 NZN

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet.

Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat