PS nis nesër fushatën për zgjedhjet lokale, zbulohet slogani që do “udhëheqë” socialistët në betejën për 61 bashkitë e vendit

Shqipëria

PS nis nesër fushatën për zgjedhjet lokale, zbulohet slogani që do “udhëheqë” socialistët në betejën për 61 bashkitë e vendit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 22:52
PS

Ditën e nesërme Partia Socialiste do të nisë fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë në orën 17:00 ndërkohë që një orë më pas, në orën 18:00 do të lançohet slogani që do të përdoret në fushatë.

Slogani  mësohet se do të jetë “Kurrë pas, përpara”.

Ndërkohë, demokratët kanë zgjedhur që fushatën ta nisin zyrtarisht më 15 Prill në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat