Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë në aksin Përrenjas -Librazhd, paralizohet qarkullimi

Shqipëria

Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë në aksin Përrenjas -Librazhd, paralizohet qarkullimi

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident të frikshëm në rrugën kombëtare Përrenjas -Librazhd rreth orës 06:45.

Automjeti fillimisht gjatë ecjes është anuar në të majtë të drejtimit të lëvizjes dhe si rezultat i shpejtësisë është përmbysur në të gjithë gjerësinë e rrugës në vendin e quajtur “Ura e Xhyrës”.

Dëshmitarët të cilët ndodheshin në anë të rrugës kanë përjetuar momente tmerri pasi vendi ku ndodheshin shërben edhe si “stacion” për pasagjerë në këtë aks rrugor. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar pasi automjeti ndërsa po shkonte drejt tyre është devijuar pak majtas dhe përmbysur para syve të tyre në rrugë duke “paralizuar” qarkullimin.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet që sollën aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat