Konfiskimi i pronave/ Nis me debate seanca në “Kushtetuese”! Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin e VKM

Shqipëria

Konfiskimi i pronave/ Nis me debate seanca në “Kushtetuese”! Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin e VKM

Më: 11 prill 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit të PD për VKM-në e qeverisë për konfiskimin e pronave ka nisur me debate.

Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin dhe deklarojnë se kjo VKM është shkelje e ligjit

“VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Cenon barazinë e shtetasve para ligjit”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

Operacacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve opozita e quajti shkelje të ligjit ndaj PD e dërgoi në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit pasi sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës. PD përmes padisë argumentoi të gjitha shkeljet e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat