“Akt terrorist shtetëror”- Berisha dënon sulmin me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës

Shqipëria

“Akt terrorist shtetëror”- Berisha dënon sulmin me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:53
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca, ndërsa gishtin e fajit e drejton tek Edi Rama, që siç u shpreh Berisha “inauguroi çeljen e fushatës”.

Berisha: Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik.

Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetëror, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1e15 minuta të mëngjesit tritolin në makinën e tij.

Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e ppërparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat  i mirëfilltë politik.

Në këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përben një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat ndaj likuidimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat