“Tritoli në makinën e Ndrecës, akt kriminal”/ Spiropali paralajmëron përgjegjësit! Mesazh edhe Berishës

Shqipëria

“Tritoli në makinën e Ndrecës, akt kriminal”/ Spiropali paralajmëron përgjegjësit! Mesazh edhe Berishës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:37
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar zbardhjen urgjentisht të aktit kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e kryetarit demokrat nga radhët e Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Spiropali siguron se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Ndërsa nuk ka kursyer as sarkazmën për atë që e konsideron haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.

E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve”- shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat