U ‘fundos’ nga dëshmia e Dumanit/ Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 4 muaj ish-shefin e krimeve

Shqipëria

U ‘fundos’ nga dëshmia e Dumanit/ Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 4 muaj ish-shefin e krimeve

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:22
U ‘fundos’ nga dëshmia e Dumanit/ Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 4 muaj ish-shefin e krimeve

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi. Ai u vu nën hetim nga drejtësia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili u kthye në të penduar. Ky i fundit deklaroi se ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit kishte ndryshuar vendndodhjen e armës së krimit me të cilën u vra Emiljano Ramazani.

Sipas dëshmisë së Dumanit, ish-shefi i krimeve e kishte vendosur armën në servisin e dy vëllezërve Manhasani në Peqin, me qëllim përfshirjen e tyre në krim dhe përplasjen me bandat e tjera.

Ai dyshohet se i shërbente emrit të njohur të drejtësisë, Erjon Alibejt.

Më tej, ai iu kishte thënë kolegeve se ka siguruar informacion për vendin ku ndodhej arma nga një i panjohur që e kishte ndaluar në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat