“Mos more se qenka vajza jonë!”, rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës që u vra nga kunati: Mbesa vetëm qan

Shqipëria

“Mos more se qenka vajza jonë!”, rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës që u vra nga kunati: Mbesa vetëm qan

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:33
Migena Sinani

Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj, në një deklaratë për “Me Zemër të Hapur” me autore Evis Ahmeti, ka rrëfyer mes lotësh si e morën vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se babai i tij e ka marrë lajmin nga mediat, teksa ka parë raportimet dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për vajzën e tij.

“Po dëgjonin lajmet, dhe dikush komentonte: çfarë po bëhet këtu, pastaj babi mos mo se qenka goca ime. Më pas i ka rënë dhëndrit në tel, por ai ishte arrestu, dhe kishte kërkuar që të hapej telefoni i tij që të njoftonte njerëzit. Askush nuk ka tentuar që ta hapë atë telefon.

Policia na ka dorëzuar vajzën, me një batanije, dhe më pas më nxori rrogat. Pasi mësova lajmi, kam ardhur direkt në Shkozë.

Mbesa ka qenë shumë e lidhur dhe me mua, kur merrja motrën në tel dhe flisja ajo ishte e para që donte të më fliste, ndërsa atë ditë nuk më ka njohur dhe rrinte e trembur. Për momentin vajza nuk flet fare dha ka shqetësim natën, do të rrijë vetëm në krahë. Vajza është me ne tani. Askush nuk na ka ardhur, as psikologë, as askush tjetër. Djali 4 vjeç, vetëm kur e sheh në foto thotë kjo është mami im. Dhe në media e parë në televizor, thotë ‘mami im, pse ka dalë aty’”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat