E rëndë/ Dhuninimi i mësueses së shkollës 9-vjeçare, zbardhen detajet e para

Shqipëria

E rëndë/ Dhuninimi i mësueses së shkollës 9-vjeçare, zbardhen detajet e para

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:11
Memaliaj

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj është dhunuar ditën e sotme brenda ambienteve të instituciononit arsimor.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se mesuesja e dhunuar është shtetasja M.H. 43-vjeçe, e cila është dhunuar nga tezja e një fëmije.

Mësohet se shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9-vjeçare të klasës së tretë, prej mësueses.

Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar te merrte femijen nga shkolla, nderkohe që u ndesh me të qarat dëshpëruese te mbeses se saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjate procesit mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e femijes, te shkonte tek mesuesja dhe aty te ndizej debati qe degjeneroi me perdorimin e dhunes ndaj mesueses ne krye te detyres. U desh nderhyrja e stafit te mesuesve qe ngjarja te pushonte me kaq. Mesuesja ka shkuar ne polici ku ka denoncuar agresoren S. K. per dhune per shkak te detyres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat