Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Pas 8 vitesh në ‘ngrirje’ Rama u kujtua të mashtrojë për rrogat. Konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Pas 8 vitesh në ‘ngrirje’ Rama u kujtua të mashtrojë për rrogat. Konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:19
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat akuzoi kryeministrin  Edi Rama se ka mashtruar qytetarët shqiptarë,  duke i lënë ata të fundit për në Ballkan për rrogat.

Gjithashtu theksoi se kryeministri është tallur me qytetarët, dhe se bilanci i tyre janë vetëm 1 mln pemë të rreme.

“Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria një fushatë të zbrazët, vulgare, të shpëlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në VC-në e bashkisë. Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme.

 U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan me rrogat, që të mashtronte me rrogat. Dhe paraqet si dëshmitar rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Tallje! Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë.

Janë në një kaos të plotë. Ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat