“Burri përfundoi në spital nga tronditja e madhe”, fqinja rrëfen shpërthimin me tritol: Banesa ka dëme të mëdha, shteti të na mbrojë!

Shqipëria

“Burri përfundoi në spital nga tronditja e madhe”, fqinja rrëfen shpërthimin me tritol: Banesa ka dëme të mëdha, shteti të na mbrojë!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:42
Fqinja

Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ku objektiv ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.

Fqinja ka treguar për “News24” se janë tronditur pasi shpërthimi ishte shumë I madh.

Gjithashtu ka theksuar se bashkëshorti i saj ka përfunduar në spital pasi tronditja ka qenë shumë e madhe. Ajo I ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre.

Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga ora tre e gjysmë e natës, dhe ka qëndruar deri në mëngjes. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Ne kemi qenë në dhomë tjetër…Bashkëshorti është në spital i është bllokuar veshi nga shqetësimi i madh. Banesa ka marrë dëmtime është bërë copë-copë. Para katër vitesh është shpërthyer dera e pallatit. Dy tre muaj përpara se të iknin ata, ka shpërthyer. Në këtë hyrje jemi 30 familje dhe jemi shumë të tronditur. I bëj thirrje shtetit, ne nuk jemi të siguruara brenda në shtëpinë tonë. Jemi në punën tonë në hallin tonë. Jemi dy pensionistë nuk dimë asgjë”, ka treguar fqinja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat