Të rinjtë mësojnë për xhubletën, veshja 4 mijë vjeçare është pasuri e UNESCO

Shqipëria

Të rinjtë mësojnë për xhubletën, veshja 4 mijë vjeçare është pasuri e UNESCO

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Të rinjve në Shkodër po iu mësohet si punohet xhubleta. Veshja tradicionale e grave të veriut, e vjetër 4 mijë vjet ka qenë në fokus të aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, me nxënës të shkollës teknologjike ” Hamdi Bushati” dhe asaj artistike ” Prenk Jakova”.

“Jam duke qendisur punën zinxhir, kemi qenë te shtëpia e Oso Kukës dhe morëm ide për xhubletën”.“Jam duke punuar xhubletën, teknikë në pikturë”, ka thënë një tjetër.

Synimi është njohja e të rinjve me trashëgiminë kulturore dhe mbrojtja e saj.

Ndënëset po përformojnë në mënyra të ndryshme me elemente të zanatit të aplikuar të jetë një pikënisje për sensibilkimin e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre,”, ka thënë përfaqësuesi i DRKK Shkodër, Petrit Nilali.

Xhubleta është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Veshja tradicionale unike në llojin e saj u mor në mbrojtje nga Unesco nëntorin e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat