Besimtarja e krishterë përqafon solidaritetin fetar: Agjëroj që prej 15 vitesh

Shqipëria

Besimtarja e krishterë përqafon solidaritetin fetar: Agjëroj që prej 15 vitesh

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:09
Eligerta Drizdari

Kjo është Eligerta Drizdari 38-vjeçe nga qyteti i Elbasanit. Ishte 23- vjeçe kur përqafoi për herë të parë fenë islame edhe pse vjen nga një familje e krishterë. Që nga ajo kohë çdo Ramazan agjëron, ndërsa ky i këtij viti për të ishte i 15-ti.

Eligerta gjatë një interviste televizive shprehet se ishte një thirrje e brendshme që e afroi me fenë myslimane.

Sa më shumë studionte për islamin aq më shumë nisi ta adhuronte atë. Në përpjekjen e saj për t’u afruar me krijuesin ndonëse veçse një vajzë e re vendosi të mbulohej, ndonëse familja e saj e krishterë fillimisht nuk do ta pranonte.

Predikimi i fesë islame jo vetëm që nuk e penguan Eligertën nga Elbasani të ndiqte ëndrrat e saj, por e përmirësuan atë si njeri. Nëna e dy fëmijëve thotë se çdo herë që agjëron për të është kënaqësi, ndaj në mbyllje të këtij muaji të shenjtë thotë se nuk e ka patur aspak të vështirë ta mbaj.

Në fund besimtarja myslimane në këtë ditë feste kur besimtarët kremtojnë Fiter Bajramin përcjell mesazhin e saj për shoqërinë, por pa harruar edhe urimin për ata që njësoj si ajo agjëruan dhe janë predikues të rregullt të fesë islame.

Eligerta Drizdari përveçse është nënë e dy fëmijëve të mitur në profesion është mësuese, por ka dhe një mori angazhimesh të tjera sociale që ia mbushin ditën. Mirësinë dhe lehtësinë që ia fal besimi në Zot, përpiqet ta përçoj kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat