I rrokulliset traktori, vdes fermeri në Lushnjë

Shqipëria

I rrokulliset traktori, vdes fermeri në Lushnjë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:47
Trakori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Dushk Sektor, në zonën e Lushnjës, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar tokën me traktor/zetor.

Policia bën me dije se në një moment mjeti me të cilin burri punonte tokën është përmbysur duke bërë që ai të humb jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat