Premtimet elektorale, Dashamir Shehi: Të gjithë gënjejnë nga pak, por ne e kemi zanat!

Shqipëria

Premtimet elektorale, Dashamir Shehi: Të gjithë gënjejnë nga pak, por ne e kemi zanat!

Më: 28 prill 2023 Në ora: 22:10
Dashamir Shehi

Motorët e fushatës elektorale janë ndezur, e bashkë me fushatën edhe premtimet elektorale.

Deputeti Dashamir Shehu, i ftuar në “Më lër të flas”, ironizoi premtimet duke thënë se në të gjithë botën gënjehet, por në Shqipëri është “zanat”.

Dashamir Shehi: Unë them që në gjithë botën gënjejnë nga pak, por ne e kemi zanat gënjeshtrën këtu”

Po ju keni gënjyer gjatë fushatave elektoral, a jeni koshient për këtë gjë?

Dashamir Shehi: Edhe unë do e kisha bërë me qejf po s’kam gjë në dorë. S’do më besojnë.

Deri ku shkon limiti?

Dashamir Shehi: Është pa limit…

Këta janë të aftë të premtojnë edhe që do sjellin Messin dhe Ronaldon të luajnë te Kombëtarja. Ose të thoshin shqip “Bashkë Fitojmë”. Por a premtojnë dhe politikanët jashtë, në Perëndim?

Juli Xhokaxhi: Në Perëndim çfarë premtohet realizohet, ndryshe jepet dorëheqja. Këtu nëse nuk mbahen premtimet i votojnë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat