Indrit Hoxha thirrje administratës së Bashkisë së Vorës: Qëndroni larg veprimeve që bien në kundërshtim me ligjin

Shqipëria

Indrit Hoxha thirrje administratës së Bashkisë së Vorës: Qëndroni larg veprimeve që bien në kundërshtim me ligjin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:45
Indrit Hoxha

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha i ka drejtuar një thirrje administratës që të qëndrojnë larg çdo veprimi që është në kundërshtim me ligjin dhe prish garën e barabartë dhe demokratike.

 

 

Hoxha shprehet se administrata ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve dhe jo të bëhet pjesë e ingranazhit kriminal për të maniupuluar votën.

Ai shton se ata nuk duhet të bien pre e presionit të kryebashkiakut në ikje, pasi do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike.

Deklarata e plotë e Indrit Hoxhës:

Thirrje për administratën e Bashkisë Vorë

Prej shumë ditësh administrata e Bashkisë Vorë gjendet në presionin e kryebashkiakut në ikje dhe nga klika e pushtetit kriminal të Vorës. Me presione, shantazhe dhe mjete kërcënuese të ndryshme ata po detyrohen të marrin pjesë në aktivitete elektorale dhe të deformojnë dhe manipulojnë votën në Bashkinë Vorë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe kodit zgjedhor shqiptar.

I bëjë thirrje çdo punonjësi të Bashkisë Vorë, të qëndrojnë larg çdo vendimi apo veprimi që është në kundërshtim me ligjin dhe që prishin garën e barabartë demokratike. Administrata ka për detyrë ti shërbejë qytetarëve dhe jo të bëhet pjesë e ingranazhit kriminal për të manipuluar votën në çfarëdo lloj mënyre. I bëjë thirrje të mos bihen pre e presionit të kryeabashkiakut në ikje, pasi do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike për të gjitha veprimet dhe vendimet në kundërshtim me parimet ligjore dhe demokratike.

Të gjitha kallëzimeve penale që kemi bërë deri më tani dhe atyre që do të bëjmë në ditët në vijim ne do tu shkojmë deri në fund për të vënë para përgjegjegjësisë të gjithë ata persona që përfshihen në krime zgjedhore. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur votën e lirë, garën demokratike dhe parimet e funksionimit të administratës publike. Ne jemi të vendosur për të kthyer ligjshmërinë dhe për të dekriminalizuar Bashkinë Vorë. Ky është misioni ynë dhe ne nuk do tërhiqemi në asnjë moment.

Prandaj, është mirë për Vorën, për njerëzit e saj dhe të ardhmen e saj që administrata e Bashkisë të kryejnë funksionet që i takojnë me ligj dhe mos të përfshihet në lojëra politike të cilat përbëjnë vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat