Zgjedhjet e 14 Majit/Berisha:Bashkitë që fiton PS as me gishtat e dy duarve nuk numërohen

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 Majit/Berisha:Bashkitë që fiton PS as me gishtat e dy duarve nuk numërohen

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:40
Sali Berisha

Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë pritshmëritë e koalicionit “Bashkë fitojmë”  lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit ku ai bën pjesë. Berisha tha se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet mund të numëroheshin me gishtat e dorës bashkitë që fiton PS.

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. Kam ardhur këtu me të dhëna të plota të sondazheve qoftë edhe të botës digjitale. Tani për tani epërsia sipas të dhënave se për herë të parë shof duhet lexuar në botën dixhitale.

Do shihni se çfarë negativiteti… Bota dixhitale është bota pa censurë. Sipas përllogaritjeve dixhitale të fundit, Partia Demokratike do të ketë një fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat e botës dixhitale në Elbasan. Gledian Llatja na del me 100 mijë Euro në llogari dhe del i pashtëpi, dhe nuk dihet origjina e eurove, mirëpo Elbasani po e kupton”-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat