Kryemadhi ngre dyshime për marrëveshje mes Ramës dhe Saimir Tahirit: I bën tre vjet burg dhe ruan paratë e veta që ka bërë me kanabizimin

Shqipëria

Kryemadhi ngre dyshime për marrëveshje mes Ramës dhe Saimir Tahirit: I bën tre vjet burg dhe ruan paratë e veta që ka bërë me kanabizimin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:41
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se kandidatët e Ramës që janë në SPAK për afera të ndryshme e kërcënojnë atë.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Kryemadhi ngriti dyshime për një marrëveshje të mundshme mes Ramës dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është në burg.

Sipas Kryemadhit, Rama e pranon kërcënimin sepse prandaj është peng i bandave, ndërsa theksoi se ai është frikacak.

Monika Kryemadhi: Unë kam përshtypjen se ata e kërcënojnë

Endri Xhafo: Nuk besoj se është nga ata që e pranon kërcënimin

Monika Kryemadhi: Edi Rama e pranon kërcënimin sepse prandaj është peng i bandave

Agim Baçi: E mban kërcënimin

Monika Kryemadhi: Jo nuk e mban dhe është frikacak i madh

Endri Xhafo: Atëherë pse Saimir Tahirin e kemi sot në burg?

Monika Kryemadhi: Ku e di ti çfarë marrëveshje ka bërë Saimir Tahiri me Edi Ramën? I bën tre vjet burg dhe ruan paratë e veta që ka bërë me kanabizimi.

Agim Baçi: Mund ta ketë pazar edhe te Lefter Koka?

Monika Kryemadhi: Nuk e di për Lefterin, por edhe Lefteri pazarin e ka bërë. Ai u arrestua vetë për të shpëtuar bashkëshorten dhe djalin. Në vendin e gjykatës djali është kryesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat