Dëmet nga dielli i pranverës, dermatologët flasin për rrezikun tek moshat nga 0 në 18 vjeç

Shqipëria

Dëmet nga dielli i pranverës, dermatologët flasin për rrezikun tek moshat nga 0 në 18 vjeç

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:53
Erjona Shehu

Dielli i pranverës, ndonëse këtë vit duket se nuk po shfaqet plotësisht për shkak të motit të paqëndrueshëm dëmet në lëkurë mund t’i shkaktojë.

Mjekët dermatologë bëjnë thirrje që të bëhet kujdes në mbrojtjen e lëkurës gjatë gjithë vitit pasi dëmet që shkaktohen në lëkurë nuk janë të dukshme.

“Është mosha nga 0- deri në 18 vjeç ku akumulohet dëmi në lëkurë për shkak se nuk mbrohemi”, tha mjekja dermatologe Erjona Shehu.

“Në vendin tonë çdo vit shtohen 45 raste të reja me kancer të lëkurës, nga ku melanoma është më agresiv”, theksoi ajo.

Edhe pse mendojmë për kujdesin për lëkurën duke zgjedhur një krem mbrojtës me fakor të lartë , mjekja dermatologe shpjegon se nuk është filtri ai që mbron lëkurën.

“Nuk është vetëm filtri, por aplikimi, duhet aplikuar disa herë në ditë, për shembull çdo një orë për fytyrën dhe çdo dy orë për trupin”, theksoi dermatologia.

“Me afrimin e stinës së nxehtë rreziku për dëmtimin e lëkurës shtohet edhe më shumë, ndaj mbrojtja e lëkurës nuk duhet neglizhuar gjatë gjithë vitit si për të vegjlit dhe të rriturit”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat