“Do hani plumbin”/ Opozita: Grupet kriminale na kanë kërcënuar me jetë në Durrës, policia të zbardhë ngjarjen

Shqipëria

“Do hani plumbin”/ Opozita: Grupet kriminale na kanë kërcënuar me jetë në Durrës, policia të zbardhë ngjarjen

Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:41
“Do hani plumbin”/ Opozita: Grupet kriminale na kanë kërcënuar me jetë në Durrës, policia të zbardhë ngjarjen

Përfaqësuesit e opozitës në Durrës kanë denoncuar një rast ku pretendojnë se janë kërcënuar nga grupe kriminale. Në deklaratën e bërë publike, pretendohet se të rinjve demokratë i janë afruar një grup prej 10 personash duke i kërcënuar me jetë, teksa anëtarët e FRPD po shpërndanin postera në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

“Sot rreth orës 13.30 në lagjen Stalla të zonës së Sukthit, ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “ Nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.

Ndërsa dita e votimeve po afron bandat kriminale janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit te Durrësit duke ju bërë presion jo vetëm banorëve por edhe atyre që janë kundërshtarë të kryetares aktuale të Bashkisë”, thuhet në deklaratë.

Opozita i bën thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastin dhe të vënë para përgjegjësisë personat që kërcënojnë.

Ne si forcë politike denoncojmë këtë rast kriminal dhe kërkojmë nga Policia e Qytetit të Durrësit që të verifikojë urgjentisht personat të cilët kanë kryer këtë vepër penale dhe të merret masat e duhura ndaj tyre.

E drejta e informimit dhe e drejta e votës së lirë është e drejta e të gjithë qytetarëve. Presioni dhe kërcënimi i çdo votuesi është metoda e marrjes së votave nga ana e grupeve të organizuara të kryetares së Bashkisë Emiriana Sako. Kjo duket qartë nga prezenca e patonazhistëve dhe grupeve të organizuara kriminale të shpërndara kudo nëpër zonat e ndryshme të qytetit të Durrësit”, thuhet më tej në deklaratë.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës në Durrës shprehen se nuk do të lejojnë që të intimidohen dhe të ndalojnë punën e tyre nga kërcënimet që pretendojnë se kanë marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat