Aktivisti: Qesharake, motiv për të shelur ligjin zgjedhor! Të angazhohen organet e hetimit për ata që përdorin resurset publike në fushatë

Shqipëria

Aktivisti: Qesharake, motiv për të shelur ligjin zgjedhor! Të angazhohen organet e hetimit për ata që përdorin resurset publike në fushatë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:53
Rigels Xhemollari

Aktivisti Rigels Xhemollari është shprehur se qeveria po shkel ligjin elektoral duke përdorur burime publike në fushatë.

Komentet Xhemollari i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Dallëndyshe Bici dhe Safet Gjici u gjobitën nga KAS për këto shkelje ligjore, por sipas tij, gjoba prej 2500 lekësh ishte qesharake dhe motiv për të vijuar e shkelur ligjin.

Ai tha se pë rata që shkelin ligjin elektoral duhet të ketë edhe ndiekje penale siç e parashikon ligji.

Xhemollari foli edhe për aplikacionin Aktivisti, brenda të cilit tha se zhvillohet një garë se kush do e shpërndajë më shumë partinë.

“KQZ në raundin e parë tha se zonja Bici nuk ishte në shkelje, por KAS më pas gjobiti zonjën Bici dhe Gjicin për vendosjen e shkollës në dispozicion të fushatës. Gjobitja me 2500 lekë është një gjobë qesharake. Këto gjoba kthehen në motiv për të shkelur sërish ligjin, njësoj se Emirjana Sako, Eriselda Sefa, etj.

Këto vepra janë vepra penale dhe dënohen nga 1-3 vite burg. Për shkak se këto janë zgjedhje që përfshijnë 61 bashki, janë të orkestruara nga qeveria. Kryeministri me leje nga KQZ ka përdorur përmes akteve ligjore, buxhetin e shtetit për të blerë vota në mënyrë ligjore. Të gjitha këto janë resurse të përdorura nga qeveria. Duhet të angazhohen organet e hetimit për të gjithë ata që kanë përdorur resurset publike dhe të ketë ndiekje penale për të gjithë.

Me kalimin e viteve, duket se administrate konsiderohet tashmë si një hambar votash për përtinë në pushtet. Partia në pushtet ka shpikur mekanizma që jo vetëm e kontrollon administratën, por kontrollon edhe like share, qendrat e votimit. Aplikacioni Aktivisti i kërkonte pjesëtarit të administratës edhe qendrën e votimit. Pse duhet të ndodhë kjo?

Ka fenomene brenda aplikacionit. Secili garon që të shpërndajë sa më shumë partinë. Ka edhe përdorime nga titullarët më të lartë, te ata më të ulëtit. Ky është një fenomen që ka vënë në një garë për të dalë më mirë te partia dhe në formë shpërblimi të mbajnë postet e larta. Të tjera forma presioni janë mbledhja e kartave si një mjet presioni. Secili nëpunës duhet të ketë 10 karta identiteti”, u shpreh Xhemollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat