​Për herë të parë pas 20 vitesh një president polak në Shqipëri

Shqipëria

​Për herë të parë pas 20 vitesh një president polak në Shqipëri

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:32
Andrzej Duda

Me ftesë të Presidentit Begaj, më 10-11 maj 2023, Shqipërinë do ta vizitojë Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, sot (e enjte) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

Presidenti polak Duda do të pritet me nderimet e rastit nga presidenti Begaj, në Presidencë.

Pas ceremonive të mirëseardhjes, që parashihet të jetë në ora 11:00, të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësisht polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Së fundmi pas kërcënimeve nga fqinjët, Polonia ka marrë vëmendjen botërore duke e rritur buxhetin e saj të mbrojtjes në 30 miliardë dollarë, në 4.25% të PBB-së, përqindja më e lartë në të gjithë NATO-n, Polonia po shpenzon masivisht që të riformësojë tërësisht balancën e fuqisë në Evropë.

Me 250 tanke amerikane M1A2 Abrams, deri në 500 Himars si dhe 96 helikopterë Apache, deri në fund të dekadës, Polonia do të zotërojë me diferencë ushtrinë tokësore më të fuqishme të Evropës.

Kjo do të thotë se, për herë të parë që nga shekulli i 18-të dhe sërish e shqetësuar me interesat jetike strategjike në fushat e gjera të Ukrainës, Polonia është në prag të shndërrimit në një fuqi të madhe.

Pa një përfundim të shpejtë në horizont për luftën e Ukrainës, Polonia, tashmë e vendosur të zgjerojë furnizimin me energji bërthamore me mbështetjen financiare amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat