Këlliçi mbyll zyrtarisht fushatën elektorale/ Thirrje qytetarëve: Më jepni mundësinë të ndryshoj Tiranën

Shqipëria

Këlliçi mbyll zyrtarisht fushatën elektorale/ Thirrje qytetarëve: Më jepni mundësinë të ndryshoj Tiranën

Më: 12 maj 2023 Në ora: 20:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka mbyllur fushatën e tij elektorale këtë të premte në sheshin “Nënë Tereza”.

Këlliçi është zotuar edhe njëherë përpara qytetarëve që do të bëjë realitet çdo premtim të dhënë, për transportin publik falas, oazet e gjelbërta, nënkalimin në sheshin “Skënderbej” dhe rikthimin e Teatrit Kombëtar.

Këlliçi gjatë fjalës së tij i është drejtuar qytetarëve duke thënë se do t’i bëjë ata krenarë dhe nuk do t’i gënjejë dhe padyshim nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

Kur unë dhash peremtimin për autobusa falas shumëkush bëri një pyetje ku do gjenden paratë. Kur paska 430 mlionin lekë për inceneratorin e Tiranës, Veliaj nuk ka 16.5 milionë për studentët. Paratë nga dheu do t’i nxjerrë Belind Këlliçi dhe do ta bëjë realitet këtë projekt. Nënakalimin do ta bëjë realitet. 4.5 milionë euro më thanë  për nënkalimin dhe kur dhash këtë premtim kritika që mora ishte se ishte shumë pak. Biznesit të vogël e të mesën i drejtoi një mesazh shumë të qartë.

Do t’i ulim taksat. 500 oazet e gjelbërta do të bëhen realitet. I premtoj Aleancës Për Teatrin, Teatri do të kthehet aty ku ishte dhe si ishte. Falenderoj qytetarët ata që kanë ardhur nga Greqia , Italia, Franca ,Amerika që kanë ardhur për festën e fitores. Na ndajnë vetëm 48 orë nga largimi i Veliajt nga bashkia e Tiranës. Ata thonë që ëstë më i keq se Edi Rama. E dini se çfarë kishte thënë për mumgesën e çerdheve A keni parë deputetin tuaj Belindin të  ketë bërë ndonjë çerdhe ? Punën e tij ta bëja unë. Kur kam arritur të bëjë projektet pa u bërë kryetar e kuptoni se çfarë do të bëjë pasi të bëhem kryetar.

Do t’ju bëjë krenar. Nuk do t’ju gjenjej as nuk do t’ju zhgënjejë. Për të gjithë ata që tremben për votën ditën e dielë dhe ata administrator të bashkisë , Belind Këlliçi është rritur në demokraci nuk i ndan qytetarët. Punonjësit e administratës janë asete të çmuara. Patronazhistët dhe aktivistët të paketojnë plaçkat. Votoni të lirë për fëmijët tuaj. Nëse doni ndryshimin nuk ka forcë që e ndalon. Me jepni mundësinë që të bëhem shërbëtori juaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat