Qarku i Korçës nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

Shqipëria

Qarku i Korçës nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Qarku i Korçës këtë të shtunë po përgatitet për të bërë shpërndarjen e të gjithë bazës material zgjedhore nëpër qendrat e votimit.

Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ do të fillojë pas orës 14:00 deri në orën 19:00, që më pas do të m,erren nën mbrojtje nga ana e policisë.

Sipas informacioneve gazetari thekson se në Korçë votojnë 285, 626 mijë votues në 425 qendra votimi.

Në Korçë në garë për kreun e bashkisë janë Ledina Alolli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe  kërkon një tjetër mandat në klrye të bashkisë kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo.

Ndër të tjera ai ka raportuar se po ashtu në të gjithë bashkitë e qarkut deri më tani situata është e qetë dhe vijon normalisht puna për përgatitjen e ambienteve të votimit me material zgjedhore përkatëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat