Familja Lladrovci pas votimit: Krenar për Tiranën tonë të bukur

Shqipëria

Familja Lladrovci pas votimit: Krenar për Tiranën tonë të bukur

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:17
Familja Lladrovci

Kreu i Komunës së Drenasit në Kosovë, i cili është shtetas i Shqipërisë dhe qytetar i Tiranës, ka votuar sot familjarisht në kryeqytet për zgjedhjet vendore.

Ramiz Lladrovci, është një nga figurat kyçe të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe njëri ndër katër pushkët e aksioneve të para të UÇK-së. Ai është ish i burgosur politik nga regjimi i Serbisë në vitet 1986, 1988, 1992, 1993.

Pas votimit sot në Tiranë, Lladrovci kujtoi ditën e parë kur i torturuar nga Prishtina arriti në Spitalin e Tiranës.

“Ajo ditë e 1992-tës, mbetet e paharrueshme. Në Tiranë arrita i torturuar rëndë, i sapo liruar nga burgu i Prishtinës. Nga Kosova, me përcjelljen e dy miqve të mi, të Hashimit dhe Kadriut, kemi shkuar drejt në Spitalin e Tiranës”, ka shkruar Lladrovci./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat