“Gara më e bukur e jetës”/ Duro flet pasi fitoi në Devoll: Sot fituan qytetarët

Shqipëria

“Gara më e bukur e jetës”/ Duro flet pasi fitoi në Devoll: Sot fituan qytetarët

Më: 15 maj 2023 Në ora: 10:28
Eduard Duro

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.

Duro u shpreh se pavarësisht që kundërshtarët e tij politikë e akuzuan që po merr një bashki të falur, ai tha se votën ia dha populli dhe se sot ka fituar Devolli.

Çdo garë ka emocionet e veta dhe kjo garë ka qenë më e bukura e jetës time edhe pse e vështirë. Alibia e rivalëve të mi ishte që mora një bashki të falur por populli votoi dhe nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë ka fituar Devolli.

Unë jam kryetar për të gjithë e do punoj për të gjithë.”– tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat