PS fitoi me 73% Vorën, reagon Indrit Hoxha: Koicidence e frikshme me zgjedhjet e 6 Marsit, do ankimojmë rezultatin

Shqipëria

PS fitoi me 73% Vorën, reagon Indrit Hoxha: Koicidence e frikshme me zgjedhjet e 6 Marsit, do ankimojmë rezultatin

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:19
Indrit Hoxha

Kandidati për Bashkinë e Vorës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha ka hedhur akuza për manipulimin e zgjedhjeve, teksa PS fitoi me rezultat të thellë, 73%.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hoxha shkruan se në kutitë e votimit për zgjedhjet e këtij viti ka një ngjashmëri të frikshme me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit të vitit të kaluar ku çdo kuti ka të njëjtin numër votash. Sipas tij, kjo nuk mund të jetë e rastësishme, teksa ngren dyshimet për manipulime të mëdha.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, bën me dije gjithashtu se po përgatisin çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryeatr bashkie në Vorë.

Më tej, Hoxha ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë mbështetur në këto zgjedhje, që sipas tij nuk kanë qenë të lehta, pasi përballë kanë pasur bandat dhe grupet kriminale.

“Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi. Dyshimet e manipulimit janë të mëdha.

Rilindja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore.”, shkruan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat