Socialisti i parë që drejton Shkodrën/ Benet Beci: Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin

Shqipëria

Socialisti i parë që drejton Shkodrën/ Benet Beci: Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin

Më: 15 maj 2023 Në ora: 18:54
Benet Beci

“Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin”, ishin këto fjalët e para të Benet Becit, I cili do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme bashkinë e Shkodrës, duke u bërë kështu socialisti i parë që drejton këtë qytet

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh pas një muaji fushatë, qytetarët na besuan dhe është një detyrim i jashtëzakonshëm që u jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin.

Është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, që me marrjen e fillimit të punë në bashki. Është një obligim për të punuar për secilin që na ka votur, Por do jemi në shërbim të çdo shkodrani pavarësish ngjyrës, me më të mirën tonë.

Kemi patur fushatë të qëte. I jam mirënjohës cdo shkodrani, e mbi të gjitha bashkëpunëtorëve të mi.Jemi para një sfide për të bërë atë që kemi premtuar, mirënjohje për Ramën, që mbështetja planet dhe projeket për Shkodrën do bëhen realitet.” u shpreh Beci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat