Grabitet posta në Tiranë

Shqipëria

Grabitet posta në Tiranë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat