​Begaj takohet me kryeipeshkvin e Firences dhe me kardinalin Ernest Simoni

Shqipëria

​Begaj takohet me kryeipeshkvin e Firences dhe me kardinalin Ernest Simoni

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot (e enjte) kryeipeshkvin e Firences, kardinalin Giuseppe Betori.

Ai shoqërohej edhe nga kardinali shqiptar Ernest Simoni.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit kardinal të Ernest Simonit.

Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat