Ndërtimi i urës së Bunës, Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kësaj vepre

Shqipëria

Ndërtimi i urës së Bunës, Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kësaj vepre

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye sot në seancë pas një muajsh pushim, për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit. Në seancën  e sotme, e cila nuk zgjati shumë, pati zhvillime të rëndësishme dhe kjo lidhet me një prej bashkive, të cilin Partia Socialiste e fitoi për herë të parë në këto zgjedhje.

Bëhet fjalë për Shkodrën dhe për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, hap ky, i cili i shtron rrugën ndërtimit të urës së Bunës.

Gazetarja Esiona Konomi, tha se kjo është dhe një falënderim dhe dhuratë, që kryeministri Edi Rama kishte për Bashkinë Shkodër, e cila vendosi të ndryshojë ngjyrë dhe kah politike duke i besuar alternativës së PS-së për herë të parë në 32 vite demokraci.

“Kryeministri Edi Rama erdhi në seancë plenare, por nuk mund të mungonte falënderimi për Shkodrën, që për herë të parë e fitoi, e falënderoi duke miratuar marrëveshjen për ndërtimin e Urës së Bunës, Kjo është një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Malit të Zi.”, raportoi gazetarja.

Pojekti i “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të bashkëfinancohet nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Me ndërtimin e saj, distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km që është aktualisht do shkojë në 300 m.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat