Automjeti gati i rrezikoi jetën gjatë raportimit live, si reagoi gazetarja Anila Hoxha

Shqipëria

Automjeti gati i rrezikoi jetën gjatë raportimit live, si reagoi gazetarja Anila Hoxha

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:08
Anila Hoxha

Teksa raportonte drejtpërsëdrejti nga SPAK pas shpalljes së pretencës për të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, gazetarja Anila Hoxha u përball me një incident.

Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikon jetën duke u afruar në drejtim të saj, por fatmirësisht gazetarja largohet duke u spostuar gjatë raportimit.

Siç duket në video, gazetarja duket se e menaxhon mirë këtë moment, ku edhe pas incidentit vijon raportimin live me edicionin e lajmeve

“Janë incidente të direkteve, fatmirësisht ishte pa pasoja”-tha Hoxha pas raportimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat