I shpallur i humbur nga familjarët dy ditë më parë/ Gjendet pa shenja jete në një kanal 59-vjeçari nga Lushnja, dyshimet e para

Shqipëria

I shpallur i humbur nga familjarët dy ditë më parë/ Gjendet pa shenja jete në një kanal 59-vjeçari nga Lushnja, dyshimet e para

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar në fshtin Plug të Lushnjes ëshjtë gjetur pa shenja jete në një kanal.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që të ketë humbur jetë si pasojë e shkaqeve natyrale.

Lushnjë/informacion paraprak

Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat