Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, dalin detajet e para

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, dalin detajet e para

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një automjet tip “Volkswagen Lupo” me dy persona në bord ka dalë nga rruga, duke u përfshirë në një aksident në aksin Lushnjë- Rrogozhinë.

Shkak për këtë është bërë shpejtësia e lartë. Drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin e “Lupos” pranë rotondos së Plugut, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e kësaj dalje dëmtime ka pësuar vetëm mjeti, ndërsa personat fatmirësisht shpëtuan pa dëmtime.

Policia e Lushnjës mori në pyetje drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat