Një i proceduar për ndotjen e ujit të pijshëm në Bulqizë! Mjeku epidemiolog e konfirmon: Analizat e para kanë dalë me ndotje

Shqipëria

Një i proceduar për ndotjen e ujit të pijshëm në Bulqizë! Mjeku epidemiolog e konfirmon: Analizat e para kanë dalë me ndotje

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Ndotja e ujit të pijshëm është kthyer në një problematikë serioze në fshatin Gjorcë të Bulqizës, duke lënë të helmuar mbi 30 banorë të zonës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga një 64-vjeçar me inicialet K. M., ujërat e pijshëm të fshatit ishin përzier me ujërat e zeza, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin. Policia mori masa, duke proceduar penalisht në gjendje të lirë 64-vjeçarin, ndërsa hetimet vijojnë ende.

I kontaktuar me telefon mjeku epidemiolog pranë spitalit të Bulqizës, Afrim Sula, bën me dije se nga analizat e bëra ujit të marrë para 4 ditësh ka dalë me ndotje.

Sakaq, dje janë marrë edhe analizat e tjera dhe pritet të dalin nesër përgjigjet, nëse helmimi i ujit ka ardhur si rezultat i përzjerjes së ujrave të zeza me atë të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat