“Mos fajësojmë vetëm të rinjtë”, pedagogu i njohur rradhit faktorët ndikues në shoqëri që rrisin numrin e papunësisë

Shqipëria

“Mos fajësojmë vetëm të rinjtë”, pedagogu i njohur rradhit faktorët ndikues në shoqëri që rrisin numrin e papunësisë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Pedagogu i ekonomisë Rezart Prifti gjatë një interviste televizive foli rreth rritjes së papunësisë te të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 22.5% e të rinjve që i përkasin moshës 15-29 vjeç nuk punojnë.

Profesor Prifti tha se në të vërtetë ne nuk jemi një popull punëdashës dhe është e padrejtë që për këtë të fajësohet rinia. Ai tha se rinia ka plot probleme, por kulturën dhe disiplinën e punës e mëson nga sistemi dhe nga familja e sipas tij në Shqipëri kanë “dështuar” të dyja.

“Problemi kulturor është problem kulturor. ne nuk jemi shoqëri që e duam punën shumë. Unë e di që do bëhem meme, por nuk jemi shoqëri punëdashëse. Ne sot e kësaj dite nuk prodhojmë asgjë. shumë kusure i hidhen rinis. Rinia jonë ka probleme plot, është parazitare, e të tjera,  por nuk i vë dot fajin të riut se e mëson sistemi të riun.

E mëson sistemi të riun. Sistemi një dhe dy familja, te ne kanë ceduar të dyja. Kur mua më vjen studenti daulle, puna ime është shumë e vështirë, kur ai nuk ka një disiplinë, nuk ka një kulturë. Në këtë sens është pjesa kulturore dhe pjesa e sistemit dy”,-tha Rezart Prifti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat