Dy mijë banorë pa ujë të pijshëm në Korçë, shkak defekti pas shirave të rrëmbyeshëm

Shqipëria

Dy mijë banorë pa ujë të pijshëm në Korçë, shkak defekti pas shirave të rrëmbyeshëm

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

2 mijë banorë të 500 familjeve në fshatin Belorta të Korçës prej një jave vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Shkak është bërë defekti i rëndë në tubacionin e këtij ujësjellësi, që sipas specialistëve ka ardhur për shkak të prurjeve tej kapacitetit gjatë ditëve me reshje të dendura shiu.

Në kushte të tilla banorët thonë se kanë qenë të detyruar të sigurojnë ujë në burime dhe puse të fshatit, ndërkohë që kanë blerë ujin e pijshëm.

Autoritetet konfirmojnë se defekti është shumë i rëndë dhe kërkon edhe disa ditë për t’u riparuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat