“Vajza në videon e Gjicit kishte pasur lidhje me një zyrtar më herët”, Daci jep detajet

Shqipëria

“Vajza në videon e Gjicit kishte pasur lidhje me një zyrtar më herët”, Daci jep detajet

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:46
Glidona Daci

Vajza e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, raportohet se ka pasur lidhje me zyrtar shtetëror dhe më parë.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” gazetarja Glidona Daci e cila thekson se historia më jetëgjatë e vajzës është 3 muaj. Madje, shton Daci, zyrtari shtetëror me të cilin vajza kishte pasur një romancë më herët kishte ndërruar jetë disa muaj pas ndarjes.

Glidona Daci: Në informacionet që unë kam, vajza në fjalë marrëdhëniet që i kishte me personat derisa të krijonte raportin e besimit janë deri në 3 muaj. Të paktën në një rast të mëhershëm të disa viteve më parë kështu ka funksionuar.

-E njëjta? Po me një zyrtar shtetëror?

Glidona Daci: Po me një zyrtar shtetëror, i cili fatkeqësisht disa muaj më vonë ndërroi jetë. Kështuqë në rastin konkret Prokuroria e Posaçme është fokusuar vetëm tek shkresa sepse i duhen dokumentacionet për të vërtetuar mënyrën si është bërë projekti. Janë disa bashki të tjera ku është depozituar po i njëjti projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat