Ndarja e plazheve në Pogradec, 35 përqind e hapësirës në bregun e liqenit do të jetë publike

Shqipëria

Ndarja e plazheve në Pogradec, 35 përqind e hapësirës në bregun e liqenit do të jetë publike

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Ky është plazhi Uckave, një plazh publik. Si ky ka edhe 5 të tjera.

33% e hapësirës liqenore këtë sezon turistik do të jetë për plazhet publike, fakt ky i mirëpritur nga pushuesit.

Që është bërë plazh publik na bëhet shumë qejfi, se populli ynë nuk është aq i pasur.

Shumë mirë, e kanë shtruar tani, urojmë të qëndrojë kështu

Drejtoresha e Tatim-Taksave pranë bashkisë Pogradec, Enjela Karafili, tha se 6 plazhe publike janë vetëm brenda qytetit, megjithatë problem mbeten rojet në bregun e liqenit.

Është e vërtetë që subjektet që kanë aplikuar për stacione plazhi kanë kontratë me vrojtues plazhi por në shumë raste që vrojtues janë vetë pronarët.

Këto ditë është duke u pastruar e gjithë vija liqenore nga algat në mënyrë që të jetë gati për pushuesit e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat