“Me mua nuk e bën dot atë”, Ngjela përplaset me moderatoren, ndërpritet intervista

Shqipëria

“Me mua nuk e bën dot atë”, Ngjela përplaset me moderatoren, ndërpritet intervista

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:23
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.

Por intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ajo pati me avokatin.

Pyetjet dhe ndërhyrjet që moderatorja i bëri avokatit bën që ai të acarohej dhe të kërkonte ta linte të fliste. Ndërkohë që moderatorja e ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte të monologonte në bisedën me të.

Pjesë nga biseda:

Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.

Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!

Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!

Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.

Ngjela: Po dale moj zonjë!

Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!

Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?

Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat