Ra nga lartësia teksa eksploronte “Syrin e Ciklopit”, blutë e Tiranës i vijnë në ndihmë turistit çek

Shqipëria

Ra nga lartësia teksa eksploronte “Syrin e Ciklopit”, blutë e Tiranës i vijnë në ndihmë turistit çek

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 20:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.

Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V. Sh., 61 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat